Ballkanasit duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin

Delegacioni i Komisionit parlamentar për integrime evropiane të Maqedonisë u prit sot edhe nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila e vlerësoi këtë vizitë si të rëndësishme për shkëmbim të përvojave në procesin e integrimeve evropiane.
Ajo tha se Maqedonia e ka kaluar një rrugë në përmbushjen e kritereve dhe të standardeve në procesin e integrimeve evropiane dhe mund ta ndihmojë Kosovën me përvojën e saj. Jahjaga theksoi se integrimi në BE është proces individual i shteteve veç e veç, por në këtë rrugë të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën.
Sipas anëtarëve të delegacionit maqedonas Kosova e Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat po shënojnë ngritje të vazhdueshme. Ata thanë se të dyja vendet e kanë kaluar testin e fqinjësisë së mirë, si parakusht i integrimit evropian./Indeksonline/