E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë kërkimet në Oklahoma

Ndërsa tornado i dy ditëve më parë la gjurmët e tij në Oklahoma, vazhdojnë kërkimet në të gjithë zonën. Sipas përllogaritje të para, dëmi që ka shkaktuar arrin deri në 3 miliradë dollarë, ndërkohë që forcat e shpëtimit mbeten të përqëndruara në Moore dhe rrethinat jugore të Oklahomas.

Lajmi i vetëm i mirë është ulja e numrit të viktimave nga 51 në 24. Sipas kreut të zjarrfikseve në zonë, Gary Bird nuk është gjetur asnjë trup e asnjë i mbijetuar që të hënën në mbrëmje por megjithatë çdo ndërtesë e dëmtuar do të kontrollohet të paktën tri herë.

Ai u bëri thirrje banorëve të distancohen nga rrënojat në mënyrë që forcat e shpëtimit të mund të bëjnë punën e tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›