E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Plani i propozuar në përputhje me Kushtetutën

Pas arritjes së pajtueshmërisë parimore për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, në ditët në vijim priten lëvizjet konkrete drejt hapave për zbatim të marrëveshjes. Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj, thotë se plani i propozuar për zbatim është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që do të thotë është një fitore për Kosovën. 

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq pritet që nesër të dorëzojnë në Bruksel, propozimet konkrete mbi planin e zbatimit të marrëveshjes. Kështu deklaroi ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, duke folur për hapat e mëtejmë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton rtk.

Ministri Hoxhaj tha se plani që është ofruar në Bruksel është në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit dhe nuk ka devijim të marrëveshjes. Sipas tij, vetë fakti se në një proces negociues ndërkombëtar, ka mundësi të përfundohet me ndryshime kushtetuese, në rastin e Kosovë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, konsiderohet fitore për vendin.

”Në interpretimin tim, marrëveshja dhe plani, pa domosdoshmëri dhe nevojë konkrete që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës është një fitore e Kosovës, të them të drejtën unë kam pas më shumë shqetësime”, tha Hoxhaj.

Ndryshe marrëveshja në parim nga njohësit e së drejtës ndërkombëtare do të thotë shprehje e vullnetit të dyanshëm për çështje te përgjithshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›