Ballkani | 18.08.2010

Pas njoftimeve në mediat kosovare, se në veri të Kosovës po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe të veriut, ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi deklaroi: Ne e kemi përcjellë nga afër situatën dhe po ashtu, edhe në konsultim me faktorin ndërkombëtar, kemi qenë të gatshëm të veprojmë nëse ndodh gjë.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Oliver Ivanovic, Sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën
Qeveria në Beograd menjëherë pas këtyre njoftimeve është distancuar nga personat që kanë hartuar deklaratën për pavarësinë e veriut dhe tani për tani janë anonimë. Sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq, i tha DW-së nëpërmjet telefonit se qeveria ne Beograd nuk qëndron prapa kësaj nisme.
Shumë vëmendje për një iniciativë e cila është shkruar por nuk është nënshkruar dhe asnjë parti politike qoftë në pushtet apo opozitë nuk e ka mbështetur një nismë të tillë. Kjo sigurisht nuk është nismë e pushtetit dhe po ju them se as opozita në Serbi nuk e ka mbështteur një gjë të tillë. Si rrjedhojë është gabim t'i kushtohet vëmendje e këtyre përmasave.
Autor: Bekim Shehu
Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora