E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia | 18.08.2010

"Anëtarësimi i Kosovës në BERZH do të ishte një hap i rëndësishëm pas pranimit të saj në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar", tha Komisioneri i BE-së për politikën monetare Oli Rehn të martën në Bruksel pas një takimi me ministrin e Kosovës për Ekonomi dhe Financa Ahmet Shala.

Ministri Shala shprehu optimizmin e tij se Kosova do të marrë një numër të mjaftueshëm të votave për pranimin në BERZH. Rehn ka përshëndetur marrëveshjen e arritur kohë më parë ndërmjet Kosovës dhe FMN-së, duke theksuar se me këtë është përmbushur një parakusht i rëndësishëm për një ndihmë të jashtëzakonshme të Komisionit Evropian në volumin prej 30 milionë eurosh.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministri i Kosovës për Ekonomi dhe Financa Ahmet Shala.

"Komisioni është kujdesur për zhvillimet ekonomike dhe sociale të Kosovës", tha Rehn më tej. Kështu, autoriteti i BE-së para dy vjetësh mbajti një konferencë donatorësh për shtetin ballkanik. BERZH promovon ndër të tjera projekte të infrastrukturës në Evropën Lindore.

Autor: dpa/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›