E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja në HimarëPDU: Mos politizonivdekjen e Gumës

TIRANE- Partia Drejtësi dhe Unitet shpreh ngushëllimet e saj të thella ndaj familjes Guma në Himarë për humbjen e njeriut të tyre dhe i bën thirrje autoriteteve shqiptare të veprojnë me drejtësi dhe në përputhje të plotë me faktet dhe me ligjet shqiptare për ndëshkimin e autorëve.

Në një deklaratë për shtyp të kësaj partie, theksohet se “paragjykimi i këtij krimi, si një krim me motive etnike, kur Policia e Shtetit, por edhe një pjesë e dëshmimtarëve okularë pohojnë për të kundërtën, është një shenjë që na bën të dyshojmë për një politizim të stisur, të një akti tragjik siç është humbja e një njeriu”. “Ky politizim, i paragjykuar, është shenjë e rëndë mosrespekti ndaj bashkëqytetarit tonë të ndjerë Aristotel Guma”-vazhdon deklarata për shtyp e PDU-së.

Më tej Partia Drejtësi dhe Unitet kërkon njëkohësisht drejtësi të paanshme, joemocionale, të bazuar mbi faktet, dëshmitë dhe jo mbi tensionet dhe emocionet e krijuara nga politizimi i kësaj çështjeje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›