Ballkani biznes i paperfunduar per NATO-n perderisa rajoni nuk ka mbaruar proceset integruese euro- atlantike

Per NATO-n Ballkani mbetet nje biznes i paperfunduar perderisa rajoni nuk ka mbaruar proceset integruese euro- atlantike shprehet ne interviste per programin shqip te Deutsche Welle-s Stefanie Babst zv. Asistente e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s ne Divizionin e Diplomacise Publike. Ajo thekson se nuk ka renie te interesit te aleances per rajonin dhe se NATO-ja do te qendroje me trupa ne Kosove per aq kohe sa do te jete e nevojshme per te garantuar atje siguri dhe stabilitet.
DW Znj. Babst cilat jane marredheniet e NATO-s me Ballkanin Perendimor Cfare pret NATO nga ky rajon
Stefanie Babst NATO eshte e angazhuar ne kete rajon sic e dini prej me teper se dhjete vitesh. Shume vende te rajonit ne vitet e fundit kane ardhur me prane NATO-s dhe kane filluar te bashkepunojne intensivisht me Aleancen. Ne e shohim rajonin si pjese te familjes se madhe te NATO-s dhe do te deshironim shume ta shihnim te perfunduar le te them biznesin shprehje kjo qe nenkupton perfundimin e procesit te integrimit te Ballkanit Perendimor dhe Jugor ne familjen e NATO-s.
DW A mund te thoni ju lutem znj.Babst se cfare do te thote kjo ne praktike
Stefanie Babst Kjo ne praktike do te thote qe ne po presim me padurim te shohim progres ne Bosnje- Hercegovine qe ajo te behet anetare e planit te veprimit per anetaresim. Nderkohe NATO ka lidhje shume te ngushta me Malin e Zi qe ka shprehur interes per te qene anetar i Aleances Atlantike. Kemi konstatuar me kenaqesi qe Mali i Zi ka bere perpjekje te sukseshsme per te plotesuar kriteret e pjesemarrjes ne planin e veprimit per anetaresim. NATO po e mbeshtet Malin e Zi te kryeje reformat ne sektorin e mbrojtjes. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen do te beje nje vizite ne Malin e Zi ne fund te ketij muaji dhe do te zhvilloje bisedime ne Podgorice me autoritetet e qeverise malazeze.
Kjo vizite eshte pjese e angazhimit te Aleances Atlantike per stabilitetin dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s deshiron qe te dergoje perseri mesazhin e gadishmerise per te bashkepunuar me vendet e rajonit.
Serbia eshte natyrisht nje vend i rendesisehm per NATO-n i cili ka intensifikuar marrdheniet me aleancen muajt e fundit pas pranimit te Planin e Pare te Partnershipit Individual . Pas dy javesh Serbia do te jete vendi prites ku NATO do te organizoje ne Beograd nje seminar te rendesishem lidhur me sigurine trans- atlantike por edhe rajonale. Mesazhi yne eshte qe NATO deshiron qe Serbia te behet nje anetare me te drejta te plota ne NATO dhe se mirepret cdo hap nga qeveria e Beogradit per te intensifikuar bashkepunimin.
Lidhur me Kosoven KFOR- i eshte i pranishem atje dhe do te qendroje ne Kosove per aq kohe sa do te duhet per te garantuar sigurine dhe stabilitetin. Edhe pse NATO po rishikon me shume kujdes pranine e saj ushtarake ne Kosove Aleanca Atlantike eshte e mendimit se Kosova ka ende nevoje per nje angazhim ushtarak ne vazhdim per tu siguruar vertet qe ne Kosove ka siguri dhe stabilitet. Pra NATO do te vazhdoje te kete ne Kosove prani ushtarake dhe do te mbeshtese te gjitha aktivitetet e nderrmara nga Forcat e Sigurise se Kosoves per te qene te sigurte qe keto forca jane ne gjendje te plotesojne misionin e tyre.
Per Maqedonine kemi pare me kenaqesi qe qeveria e Shkupit ka treguar interes te bashkepunoje me NATO-n dhe aplikimi per te marre pjese ne planin e veprimit per anetaresim ka mbetur pezull per shkak te ceshtjes se emrit qe per fat te keq nuk eshte zgjidhur ende. Eumlshte veshtire te shpjegohet pse dy qeverite ajo e Shkupit dhe e Athines nuk arrrijne nje kompromis lidhur me emrin e ish-Republikes Federative Jugosllave te Maqedonise. Nese e shohim Ballkanin Perendimot nga pikpamja strategjike atehere kjo ish-republike do te jete pjese e familjes se zgjeruar te NATO-s ne te ardhmen. Por kushtet nuk jane plotesuar dhe tani topi nuk eshte ne fushen e NATO-s por ne ate te Shkupit dhe te Athines qe po bejne perpjekje te medha per te arritur nje kompromis lidhur me emrin. Por NATO eshte e pranishme ne Maqedoni duke mbeshtetur cdo aktivitet qe lidhet me reformat ne sektoret e mbrojtjes dhe te sigurise. NATO nuk qendron jashte ketij procesi por perpiqet te jete aktive dhe perfshihet sa me shume qe te jete e mundur.
DW Si dhe sa e ka perligjur Shqiperia pranimin qe prej dy vitesh si anetare me te drejta te plota ne NATO
Stefanie Babst Per kohezionin e Aleances Atlantike eshte e rendesishme qe te gjithe anetaret e saj te kontribuojne. Shqiperia po jep kontribut te rendesishenm ne operacionet e NATO-s ne Afganistan po mbeshtet ne menyre aktive operacione te tjera ne Mesdhe Shqiperia eshte ne kete kuptim po kaq e rendesishme sa te gjitha vendet e tjera anetare te NATO-s. Aleanca Atlantike deshiron te jete e sigurte qe kapacitetet e saj luftarake dhe trupat angazhohen ne operacionet e saj shume te rendesishme. Dhe kontributi i Shqiperise eshte vleresuar lart nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Rasmussen. Nderkohe NATO inkurajon Shqiperine dhe vendet e tjera te zhvillojne me tej kapacitetet e tyre te mbrojtjes. Ky nuk eshte vetem nje problem i Shqiperise por edhe i vendeve te tjera anetare qe vitet e fundit kane nderrmare reforma ne Forcat e Armatosura lidhur me modernizimin e tyre reduktimin e numrit te ushtareve etj. por ne fund te fundit te gjitha vendet aletate duhet te kontribuojne ne operacionet e NATO-te tila si ai ne Libi. Pra Shqiperia dhe vendet e tjera duhet ta sigurojne NATO-n qe ne planet e tyre kombetare te mbrojtjes te lene hapesira per burime financiare qe lejojne investime per modernizimin e forcave te armatosura dhe rritjen e aftesive te tyre.
DW Znj. Babst me lejoni te kthehem serish tek ajo qe ju thate ne krye te kesaj interviste se per NATO-n Ballkani eshte nje biznes i paperfunduar Por vemendja e Aleances sic e tregoi edhe takimi i Ministrave te Mbrojtjes javen e kaluar ne Bruksel tani eshte perqendruar tek operacioni i NATOs ne Libi marrdheniet e NATO-s me Rusine situata ne Afganistan. Ballkani Perendimor nuk ishte pjese e axhendes. A ka nje lloj ulje qofte edhe te perkohshme te interesit te NATO-s ndaj Ballkanit Perendimor
Stefanie Babst Askush nuk duhet te mendoje qe NATO po ul interesin e saj ne Ballkanin Perendimor. Rajoni i Ballkanit Perendimor nuk eshte vetem nje rajon fqinje por edhe pjese e familjes euro- atlantike. Prandaj NATO do te vazhdoje ti kushtoje vemendje politike dhe strategjike per t u siguruar qe rajoni po vjen me prane NATO-s dhe do te integrohet sa me shpejt qe te jete e mundur. Ky eshte kuptimi i shprehjes Ballkani eshte nje biznes i paperfunduar.
Nuk do ta pershkruaja situaten ne Ballkan me ngjyra roze. Ka probleme me korrupsionin trafikun e qenieve njerezore progres shume te ngadalshem ne reformat e sektorit te sigurise etj.. Ne nuk po i tregojme me gisht keto mangesi por deshirojme te bashkepunojme ne partneritet te plote per ti zgjidhur keto probleme por ne fund te fundit jane qeverite e vendeve te Ballkanit Perendimor qe duhet te merren me to.
Intervistoi Ani Ruci
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora