Erdogani fiton por jo shumicen absolute

Demokracia pluraliste jep mundesine e krijimit te fakteve te forta ne zgjedhjet parlamentare ne Turqi. Rreth 50 perqind e votave jane dhene per Partine e drejtesise dhe prosperitetit AKP te kryeministrit Tayyip Erdogan nje rezultat qe nuk le vend per dyshime. Edhe pjesemarrja ne zgjedhje me mbi 84 perqind konfirmon legjimitetin demokratik te suksesit te AKP-se.
Ne kete menyre AKP i ka treguar tri here me radhe gjoksin te gjitha sfidave duke rritur ne menyre te perpjesshme perqindjet e votave. Ne vitin 2002 ajo mori 34 perqind kater vjet me pare 465 dhe tani gati 50 perqind. Ne hije le AKP me rezultatin e saj Partine socialdemokrate-kemaliste Partine Popullore Republikane CHP me rreth 25 perqind dhe partine ekstremiste te djathte Partine e Levizjes Nacionaliste MHP me rreth 13 perqind.
I konsiderueshem eshte me 35 numri i kandidateve te pavarur qe kane arritur te hyjne ne parlament pjesa me e madhe e te cileve vijne nga partia pro-kurde Partia per Liri dhe Demokraci BDP. Mes tyre bejne pjese edhe disa kritike te Erdoganit qe nuk jane kurde por qe presin te gjykohen nga drejtesia per gjoja planet e tyre per organizime pucesh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bahaeddin Gngr
Erdogan kerkon te beje ndryshime thelbesore te kushtetutes
Cilat jane arsyet e ngjitjes se shpejte te Edroganit brenda nente vjetesh Reformat qe kishin si synim ta afronin vendin anetar te NATO-s me normat dhe vlerat e Bashkimit Evropian kane humbur ritmin bashke me shpresat ne renie per nje pranim ne BE. Zhvillimet pozitive si per shembull forcimi i lirise individuale dhe institucionale per te gjitha shtresat jane lene ne harrese.
Suksesi grandioz i Erdoganit eshte fatkeqesi per Turqine. Vitet e fundit ai eshte bere gjithnje e me shume rezistent ndaj keshillave dhe nuk druhet qe ti deklaroje kundershtaret e tij si armiq te shtetit. Nje bekim i vogel ne kete fatkeqesi eshte qe AKP-ja e tij nuk arriti te merrte 330 vende ne parlament keshtu qe nuk mund te beje e vetme ndryshime te kushtetutes por do ti duhet te beje kompromise edhe me opoziten per ta arritur ate. Ne kete menyre synimi i tij per kthimin e Turqise ne republike presidenciale nuk do te jete fillimisht i mundur.
Paradoksi ne keto zgjedhje eshte se demokratet bene aleance me ekstremistet e djathte dhe ne fund u gezuan qe MHP arriti te kapercente kufirin minimal prej 10 perqindshit kufi qe percakton hyrjen ne parlament. Nese nuk do te kishte ndodhur keshtu atehere AKP do te kishte marre numer me te madh te vendeve dhe do te kishte marre shumicen e duhur per te bere e vetme ndryshimet ne kushtetute.
Turqia ndodhet para koheve te veshtira
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Simpatizante te AKP-se festojne fitoren
Megjithate pavaresisht nga raportet e qarta te forcave Turqia ndodhet para koheve te veshtira. Presioni i shokeve te AKP kunder atyre qe mendojne ndryshe do te rritet. Liria e shtypit do te vazhdoje te kufizohet dhe feja do te marre me shume prioritet duke rene ne kundershtim me kushtetuten sekulare te republikes laike. Ne kete menyre Turqia do te kthehet ne nje nga kandidatet e BE-se e cila jep vete argumentet per te mos u pranuar.
Nese nuk ndodh ndryshimi AKP do te arrije synimin e saj pas kater vjetesh. Nuk mund te mendohet qe Turqia te kthehet ne Iran dhe Rexhep Taip Erdgan ne Mahmud Ahmadinexhad. Por nje krahasim realist me Vladimir Putinin e Rusise mjafton qe e ardhmja te shihet me shqetesim.
Autor Baha Guumlnger
Redaktoi Cama/Verbica