E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ballkani, do jete pjese integrale e BE"

Ministrat e jashtem te BE-se dhe koleget e tyre nga Ballkani e mbyllen takimin ne kalane madheshtore ceke me nje deklarate shprese, duke perseritur premtimin e vjeter se vendet ballkanike nje dite do te behen pjese e BE-se dhe me thirrjen per bashkepunim edhe me te ngushte ne keto kohe krize ekonomike. Marredheniet te fqinjesise se mire dhe nevoja per te gjetur zgjidhje te pranueshme reciprokisht mbi ceshtjet e pazgjidhura me vendet fqinje mbeten elementet thelbesore ne perpjekjet e rajonit ne rrugen drejt BE-se. Bashkepunimi rajonal midis vendeve te Ballkanit Perendimor eshte nje element kyc i Procesit te Stabilizim Asocimit. Ajo kontribuon per nje mirekuptim te perbashket ne rajon dhe per te gjetur zgjidhje per ceshtjet me interes te perbashket, si ne fushat e energjise, transportit, tregtise, luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, kthimin e refugjateve dhe te kontrollit kufitar. Nderkohe Bashkimi Evropian i ka hapur "driten jeshile" dy fqinjeve tane, Maqedonise dhe Malit te Zi per liberalizimin e vizave, duke deklaruar se jane plotesuar te gjitha kushtet per keto dy vende. Ka qene sekretari i politikes se jashtme te BE, Havier Solana ai qe ne nje konference per mediat ka bere njoftimin e nje vendimi te tille. "Mali i zi dhe Maqedonia kane plotesuar kushtet per liberalizimin e vizave. Marreveshja e ketyre dy vendeve me BE do te nenshkruhet deri ne fund te vitit 2009, e cila do te hyne ne fuqi menjehere", ka qene deklarata e Solanes, ne konferencen per mediat.

Kosova

Pjesemarresit diskutuan mbi menyrat per te ndihmuar ne zhvillimin ekonomik dhe politik te Kosoves nepermjet nje perspektive te qarte evropiane. Ata kerkuan perfshirjen e plote te Kosoves ne nismat rajonale duhet te sigurohet ne nje menyre konstruktive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›