E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Ballkani i Hapur”/ Inagurohet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi në Malësinë e Madhe

Është hapur sot në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në ceremoni, ai tha se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. “Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Evropian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh. Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë”, theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›