PD kallëzon në SPAK kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj: Falsifikoi formularin e dekriminalizimit

Partia Demokratike kallzon në SPAK kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj. Sipas Partisë Demokratike ai ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.
Sekretari i përgjithshëm i PD-se Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të marrë nën hetim kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit te vulave, stampave ose te formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.
Pas denoncimit të Kryebashkiakut të Mallakastrës nga Partia Demokratike, ku rezultoi se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi, KQZ refuzoi t’i heq atij mandatin. Ndërkaq Partia Demokratike ka njoftuar se do ta ankimojë këtë vendim në gjykatë gjatë ditëve në vijim.