E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ballkani i Hapur”/ Rama: Falë nismës u arrit zgjidhja Kosovë-Serbi! U çliruan kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në Samitin e “Ballkanit të Hapur”, Kryeministri Edi Rama pasi falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, u ndal te arritja e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për letërnjoftimet. Kryeministri deklaroi se marrëveshja mes dy vendeve, u bë e mundur falë Ballkanit të Hapur.

“Dje ne mund të mos ishim fare këtu. Mediat mund të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh mes kufirit serb dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi qartë zgjedhjen e Ballkanit të Hapur. E them me krenari se zgjidhja e lëvizjes me karta ID është zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua ti shpreh respektin tim president serb që duke e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë se zgjedhja e parë sështë paqja, është zgjidhja për njerëzit. Natyrisht që kjo nuk zgjidh të gfjiothë atë që mbetet për tu zgjidhur, por kjo është rruga”, tha Rama.

Më tej kryeministri bëri me dije se një kryeministër nga një vend i BE i kërkoi që të ftohej në Ballkanin e Hapur. Sipas Ramës, ky është një sinjal që po afron dita që Ballani i Hapur të ftojnë vende që iu përkisnin hapësirave ku prej vitesh Shqipëria priste të ftohej. Sipas tij, Ballkani i Hapur është për Europën, po aq sa Europë është për Ballkanin e Hapur.

“Jam i kënaqur që janë dhe dy miq që prfaqsojnë dy vende të rëndësihme për rajonin, ministri i jashtëm turk, miku ynë dhe miku im i dashur që dua ta falënderoj për praninë  e tij. Turqia partner i pazëvendësueshmë strategjik për Shqipërinë. Dhe ministri i jashtëmi hungarisë që siç e kemi bërë publike në samitin e shkuar, ne ftuam dhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye pamundësie, me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu. Por do jenë të ftuar dhe shpresoj të vijnë në samitin e ardhshëm në Tiranë. Kësaj nisme shpresoj t’i bashkëngjiten dhe vende kaq të rëndësishme si Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën tjetër. Kur po diskutonim Ballkanin e Hapur një kryeministër nga një vend i BE më tha pse nuk jemi ftuar? I thash do e diskutoj me kolegët e mi. Po vjen dita që duan të ftohen në Ballkanin e Hapur shumë vende që iu përkasin atyre hapësirave ku ne prej vitesh presim të ftohemi. Ballkani është për Europën sa është Europa për Ballkanin.  Ndërsa Panairi i djeshëm i Verërave nuk kishte asgjë me pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore. Në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe prodhues nga shumë shtete të mirënjohura për prodhimin e verës. U zhvillua një tjetër potencial i madh ekonomik dhe turistik”, tha Rama.

Teksa u ndal më tej te marrëdhëniet solide të cilat bëhen të mundura falë Ballkanit të Hapur, kreu i qeverisë theksoi se falë kësaj nisme u çliruan kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.

“Sot nuk jemi këtu për të celebruar verërat dhe ushqimet  e rajonit, jemi në samitin e dytë që zhvillohet në kontekstin e luftës në Ukraine. Jemi këtu për të marrë disa hapa që, nisen edhe nga ky kontekst. Dhe para se ti numëroj do them një fakt sepse ka ndodhur në dy samite, konteksti nga lufta vendet u përballen me furnizimin e grurit e drithërave dh pjesë e kësaj situate ishte dhe Shqipëria. Sepse, importuesit tanë të drithërave kishin kontrata me prodhuesit serb në një kontekst ku Serbia si të tjerët bllokoi çdo eskport. Ishte Ballkani i Hapur kjo lidhje solide që i çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,. Buka s’është gjë simbolike, është bukë, është për popullin. Do e bënim dot nëse do ishim në rrugën e konflikti permanent? S’do ishte mundur. Do ishte mundur që ne të nënshkruanim nj marrëveshje mes vendeve e tona, për të ecur më tutje me krijimin e rezervave ushqimore, magazinimin, duke vazhduar forcat për të vënë në dispozicion forcat që kemi? Hapi tjetër për sigurinë energjetike, sepse në samitin e kaluar kemi ndërtuar një masë për energjinë në këtë krizë që është që ne të mund sërish të bashkojmë forcat. Çfarë e ka Serbia etj ta kenë të gjithë. Si kush do e imagjinonte që sot për ti ardhur në ndihmë vetes, ne mund të parashikojmë marrëveshje që janë mundësi të shfrytëzojmë potenciale që kemi dhe të marrim më shumë energji. Kështu do të vazhdojmë me investimet, kemi rënë dakord për një sinergji, eksperiencën shumë të respektueshme që ka Maqedonia e Veriut. Në funksion të ofrimit të hapësirës të Ballkanit të Hapur, së fundmi, kush do ta imagjinonte që ne do të kishim kapacitete operacionale të sigurta për vendin,. Dua ta mbyll që faktet e shifrat flasin vetë, mjafton të shihni se çka ndodhur në 7 muajit e fundit çka ndodhur me të tria vendeve. Mjafton të shohim fluksin sesa shumë kohë e vite kemi humbur dhe çfarë potenciali të madh ka. Nuk ka nevojë të shpjegojmë as për të shpjeguar si gjysmë të zënë në faj se cpo bëjmë. Kush ka pasion dhe dëshirë, nisma flet vetë. E konsiderojmë nismën edhe për të tjerë miq, askush nuk duhet të bëhet xheloz për ne. I ftojmë të gjithë pa problem, rëndësi ka që ambasadorin amerikan e kemi këtu kështu që jemi të mbrojtur nga çdo keqkuptim”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›