E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani, i përçarë pas ndërhyrjes në Libi. Djali i Titos në protestë pro- Gadafit

Djali i Titos, Joshka Broz, në protestë

Disa protestues, të udhëhequr nga i biri i ish- presidentit jugosllav, Josif Broz Tito, dolën në Beograd për të protestuar kundër sulmeve ajrore të Perëndimit në Libi. Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësuar ndërhyrjen e Perëndimit, duke hequr paralele me sulmet ajrore të NATO-s kundër Sllobodan Millosheviç. Madje këto vende kanë ofruar edhe ndihmë për aleatët.

Ekspertët thonë se qëndrimi i Ballkanit ndaj kësaj çështje reflekton doza të kujtimeve nga ndërhyrjet e kaluara në ish- Jugosllavi. Sipas tyre, ndjenjat pro- Gadafit do vijnë gjithmonë e në rritje tani.

Ndërkohë në Bosnje, ekspertët thonë se kujtimet mund të jenë të këqija. Në këtë vend vendosja e një zone ndalim- fluturimi nga NATO, jo vetëm që nuk i ndaloi vrasjet, por punoi në favor të ushtrisë së Republika Srpska.

Kreu i komunitetit mysliman në Bosnje kërkoi që të ndalen luftimet nga të dyja palët, kurse kryeministri bullgar tha se Perëndimi po ndjehet fajtor për shkak të lidhjeve të dyshimta që ka pasur në ta kaluarën me Gadafin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›