Çdo shqiptar me makinë ka harxhuar 300 dollarë në vit për naftën-llum të Berishës
Për vite me radhë, mijëra tonë llum janë kontrabanduar dhe hedhur në tregun me pakicë duke i sjellë fitime përrallore Sali Berishës, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në tatime e në polici që janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Për këtë kriminalizim të gjithë strukturave të shtetit fajin e ka Saliu.
Sali Berisha dhe oborri i tij fitojnë rreth 80 milion euro nga kontrabanda me naftën vergine, ndërsa ekonomia dhe qytetarët shqiptarë humbasin milionat nga:
Mosshfrytëzim i kapaciteteve prodhuese vendase. Ky dëm 75 milion eurosh në vit.
Plot 450 mijë tone gasoil importon Shqipëria me një kosto prej 700 dollarësh për ton, ndërsa nafta shqiptare e papërpunuar eksportohet me 400 dollarë për tonë.
Fajin e ka Saliu për këtë humbje financiare që bie në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare.
Evazioni fiskal nga kontrabanda e naftës vergin nga lejet tregtare të dhëna nga Genci, nga symbyllja e tatimorëve të Ridvanit nën kujdesin bodigardëve dhe policëve të Lulit është rreth 20 milion euro në vit.
Seicili prej 250 mijë pronarëve të automjeteve paguan 300 dollarë në vit vetëm për riparimin e shkatërrimit që llumi i bën makinave. Pra, janë 75 milion dollarë në vit që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë për të pasuruar Saliun e familjen e Saliut, Ridvanin, Gencin, Lulin.
Ndërsa dëmi në mjedis dhe tek shëndeti i qytetarëve shqiptarë nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e rrugëve te frymëmarrjes dhe sëmundjet kardio vaskulare është i pallogaritshëm. Llumi që u shitet shqiptarëve përmban 10 herë më shumë squfur se benzina.
Faji për këtë krim është i Saliut dhe prandaj qytetarët shqiptarë do ti thonë njëzëri kurrë më, këtij kusari që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe që helmon dhe vret për të vazhduar të vjedhë.
