E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja partitë politike me emra të çuditshëm, 114 regjistrime ne Gjykatë

AMA News/ Shqipëria pa dyshim mund të jetë vendi me më shumë parti politike se në çdo vend tjetër të rajonit. 114 parti politike janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës që nga viti 1990 deri ne vitin 2011-të.

Një listë e gjatë me parti emrat e të cilave nuk i kemi dëgjuar askund. Ndër partitë më të çuditshme mund të veçohet ajo me emrin Partia Lidhja Fshatare Shqiptare, e cila në vitin 2007 me vendim gjykatë ka ndryshuar emër në Partinë Demokracija e Re Europjane me kryetar Koçi Tahirin.

Kjo forcë politike është e regjistruar në KQZ për garën elektorale te 8 majit. Kësaj liste i shtohet dhe Partia Qytetare Shqiptare e cila është regjistruar që në vitin 2008 ne gjykatë.  Në top listën e partive të çuditshme, është dhe ajo e Rrugës së Vërtetë Shqiptare me kryetar Muharrem Dodën.  E duke qëndruar tek rruga, në këtë listë është dhe partia Rruga e Lirisë, me kryetarë Shukranë Mundën, forcë që nuk mungojnë në asnjë garë elektorale, edhe pse përqindja e votuesve të tyre mbetet gjithnjë e pa përfillshme.

Ashtu si Italianët që kanë partinë Forca Italia, dhe në Shqipëri nuk mund të mungonte Forza Albania me kryetar Iledin Pilatin. Nostalgjiket e regjimit komunist përfaqësohen me disa parti, që janë regjistruar në gjykatë, ndër ato Partia Ideali Komunist,  Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori me kryetar Preng Çuni.

Ambjentalistet gjithashtu përfaqësohen me disa emra të partish, ndër të cilat Partia Lidhja e Blerte Shqiptare e regjistruar në gjykatë që në vitin 2005 me kryetarë Brixhilda Kokëdhimën.

Edhe biznesmenët e kanë një përfaqësi në gjykatë me emrin Partia e Biznesit Shqiptar, kryetar i te cilës është Luan Shazivari.  Që nga viti 2010 deri në vitin 2011 në Gjykatë janë regjistruar 7 parti të reja, të cilat janë në garë për zgjedhjet e 8 majit.

Emrat e partive fantazme

Partia Konservatore (PK) Armando Ruço

Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH) Xhevdet Pataj

Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut  - (LDLNJ) Ligoraq Karamelo

Partia Emigracioni Shqiptar (PESH) Kostaq Papa

Partia Ambientaliste (PA )-  Nasi Bozheku

Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare ( PDRESH) Koçi Tahiri

Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë (PDP) Haki Hysa

Partia Forca Albania (PFA) Iledin Pillati

Partia Demokratike Peza  Gjirokastër e Shqipërisë (PDPGJSH) Fetah Dedej

Partia Socialkristiane e Shqiperisë  ( PSKSH) Fran Bruka

Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare (PBKSH) Henry Perolli

Partia Lidhja e Blertë Shqiptare (LBSH ) Brixhida Kokëdhima

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH) Kadri Isufaj

Partia Aleanca Popullore( PAP) Fatjon Softa

Partia Demokratike Demokracia  e Re e Djathte Shqiptare (PDDRDSH) Petrit Kallçishta

Partia e Reformave  Demokratike Shqiptare (PRDSH) Skënder Halili

Partia Aleanca Liberal  Demokrate e Shqipërisë (PALD) Pirro Prifti

Partia Bashkimi  Demokrat Shqiptar (BDSH ) Ylber Valteri

Partia Lëvizja Monarkiste  Demokrate Shqiptare (PLMDSH) Guri Durollari

Partia Aleanca  Nacionale Shqiptare ( PAN ) Eduart Perjaku

Partia Integrimi  Social Kombëtar ( PISKSH) Petrit Memia

Partia e Çështjeve Shqiptare (PÇSH)  Bujar Shurdhi

Partia Shqiptare Atdheu ( PSHA) Artan Vucaj

Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (PRVSH) Muharrem Doda

Partia Rruga e Lirisë ( PRRL) Shukrane Muda

Parti për Mbrojtjen e  të Drejtave të Emigrantëve ( PMDE)  Ymer Kurti

Partia e Sigurisë  Kombëtare Shqiptare ( PSKSH) Haxhi Bardhi

Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori ( PKSH 8 Nentori) Preng Çuni

Partia Ardhmëria Shqiptare ( PASH) Emin Subashi

Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare ( LKSH) Ismet Mehmeti

Partia Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet( AMS ) Koço Danaj

Partia e Pajtimit  Kombëtar Shqiptar  (PPKSH) Spartak Dobi

Partia Bashkimi  Republikan Shqiptar ( PBR) Zane Llazi

Partia e të Drejtave të Mohuara ( PDM ) Eduart Ypi

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare ( PLPSH) Shefqet Musaraj

Partia Aleanca  Socialiste Shqiptare ( PASSH) Rasim Mulgeci

Partia e Biznesit Shqiptar ( PB) Luan Shazivari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›