E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani i trazuar, mundesi per shkaterrim

Nga Anatol Lieven*
Ne marreveshjet e tyre per pavaresine e Kosoves, BE-ja dhe Rusia kane nevoje t'i marrin pikat e nisjes nga realiteti dhe pergjegjesia e perbashket per stabilitetin e kontinentit evropian dhe jo nga legalizimi apo vetekenaqesia. Ruset duhet te dine se, duan apo jo ata dhe serbet, Kosova do te behet shume shpejt e pavarur dhe do te njihet nga shtete te tilla si SHBA-ja, BE-ja dhe shume vende myslimane. Nese pavaresia nuk fitohet shpejt, atehere shqiptaret e Kosoves do te ngrihen ne revolte.
Duke vene veton ne OKB dhe duke i dhene mbeshtetje morale papajtueshmerise serbe, Rusia do te ndihmoje ne destabilitetin e Kosoves dhe do ta shperndaje kete destabilitet ne te gjithe rajonin. Ne rastin me te keq, ajo do te ndihmoje ne provokimin e nje lufte qe do te destabilizoje jo vetem Ballkanin, por edhe Evropen dhe do t'u jape nje goditje te tmerrshme marredhenieve te Moskes me Perendimin; por Moska duhet te pyese veten nese do te ishte ne interesin e Rusise te vepronte keshtu, cka do ta afronte Evropen Perendimore me qendrimet e ashpra antiruse ne SHBA?
Edhe qeverite e BE-se duhet te njohin dy realitete. I pari, perpjekja per ta mbajtur Kosoven ne Serbi do te conte ne revolten e shqiptareve dhe te detyrosh Mitrovicen te jete nen nje shtet te pavarur shqiptar do te conte ne revolten e serbeve. Keshtu qe, t'u kerkosh serbeve te pranojne garancite e shqiptareve apo te perendimoreve per te ardhmen e tyre eshte dicka absurde.
Kane ekzistuar kercenime nga pala shqiptare se, nese Mitrovica ndahet dhe i bashkohet Serbise, kjo do te coje ne revolten e minoriteteve lokale shqiptare jo vetem ne Serbi, por edhe ne Maqedoni. Per kete duhet te kete nje pergjigje te qarte perendimore. BE-ja dhe NATO-ja kane mbeshtetur moralin e tyre te larte te hegjemonia ne Ballkan me pretendimin per te garantuar siguri dhe per te parandaluar konflikte. Ato kane bere premtime te njejta edhe per mbrojtjen e integritetit te Maqedonise.
Realiteti i dyte, qe Perendimi duhet te njohe, eshte qe, ashtu sic eshte e pamundur te detyrosh Kosoven te rikthehet te Serbia, po keshtu eshte e pamundur te detyrosh Abkhazine dhe Osetine Jugore te rikthehet te Gjeorgjia. Abkhazet dhe osetojugoret nuk mund te besojne me te shteti gjeorgjian, ashtu si edhe shqiptaret e Kosoves te shteti serb.
Pavaresia e Kosoves do te kete jehone ne menyre te pashmangshme per rajonet separatiste gjeorgjiane dhe Nagorni Karabahun dhe Transdnjestrin. Per Perendimin, te thote se Kosova eshte rast i vecante eshte nje paralele boshe. Per te zgjidhur keto ceshtje dhe per te vendosur lidhje elementare logjike me qendrimin e tij, Perendimi nuk ka nevoje te njohe pavaresine e Abkhazise dhe Osetise Jugore - dicka per te cilen Moska ne cdo rast nuk do te pyese, duke patur parasysh edhe leksionet e qarta te saj per disa nga rajonet minoritare ruse. Per me sakte, Perendimi duhet te jape per keto republika zgjidhjen e njejte qe vendet kryesore perendimore kane kerkuar per Nagorni-Karabahun (edhe pse deri tani pa sukses): qe do te thote nje ''shtet unik'', ku Azerbajxhani, apo ne kete rast Gjeorgjia - do te mbaje ''de jure'' sovranitetin dhe keshtu mundesine teorike te riunifikimit te ardhshem me ane te pelqimit, nderkohe qe miratimi zyrtar per pavaresine ''de facto'', perfshire kontrollin e plote mbi forcat e armatosura lokale dhe kufijte e jashtem.
Ne te gjitha keto raste, si ne Kosove, kjo do te shoqerohet nga copezime te kufizuara, ku rajone te caktuara (si Mitrovica apo distrikti gjeorgjian Gali dhe ai abkhaz, Svan) do te mbeten me ish-shtetin sovran. Perpara se te ecin me perpara me politikat e tyre ekzistuese, fuqite e medha duhet te kujtojne kete: Lufta e Pare katastrofike Boterore filloi me nje ceshtje rreth statusit te Bosnje-Hercegovines, zone pa interes e pjeses me te madhe te evropianeve qe humben jeten.
Rreziku nga Ballkani dhe konfliktet kaukaziane eshte shume me i vogel dhe asnje nga territoret nuk paraqet rrezik per sistemin nderkombetar. Qeverite e 1914-es nuk mund ta imagjinonin perdorimin e tmerrshem qe Hitleri dhe Stalini u dhane pasojave te Luftes se Pare Boterore. Sot, ne nuk i kemi keto arsye. Por, ne dime shume mire qe Osama bin Laden dhe aleatet e tij cecene duan te provokojne nje perplasje serioze mes Perendimit dhe Rusise.
(*) Marre nga ''Financial Times''

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›