Sllovenia, nisme per mevetesine
Sllovenia, si kryesuese e radhes e Bashkimit Evropian, pritet te organizoje te shtunen nje takim me kater shtete anetare te Grupit te Kontaktit per te diskutuar zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ne takimin e ministrave te jashtem te Gjermanise, Frances, Italise dhe Britanise, do te marre pjese edhe shefi i Bashkimit Evropian per politiken e jashtme dhe sigurine, Havier Solana, si dhe komisioneri i BE-se per zgjerimin, Oli Rehn. Ne kete takim do te diskutohet per levizjet e Kosoves drejt pavaresise, por nuk pritet te merret ndonje vendim. Shefi i zyres sllovene ne Prishtine, Vojko Volk, ka lene te kuptohet se Bashkimi Evropian do te prese perfundimin e zgjedhjeve presidenciale ne Serbi para se te marre vendim per statusin e Kosoves.
"Ka disa shenja te qarta se, sigurisht, do te pritet raundi i dyte i zgjedhjeve ne Serbi dhe me pas do te merret vendimi ne Bashkimin Evropian per menyren e zgjidhjes se statusit te Kosoves", deklaroi ne Prishtine diplomati slloven, Vojko Volk. Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale ne Serbi pritet te mbahet kete te diel, ndersa raundi i dyte eshte parashikuar me 3 shkurt. Zyrtare evropiane druhen se nje vendim i mundshem i Bashkimit Evropian per ta njohur pavaresine e Kosoves para zgjedhjeve ne Serbi, mund te ule mbeshtetjen e elektoratit serb per forcat demokratike dhe te forcoje radikalet.
Sllovenia, republika e pare qe u shkeput nga ish-federata jugosllave, para vetes ka sfiden per te mbikeqyrur ate qe shume shpresojne qe te jete episodi i fundit ne krizen e gjate te Jugosllavise, perkatesisht pavaresine e Kosoves.
Shefi i zyres sllovene ne Prishtine, Vojko Volk, tha se Sllovenia ka disa ide per zgjidhjen e statusit te Kosoves si dhe per pershpejtimin e rruges se anetaresimit te Serbise ne Bashkimin Evropian. "Sllovenia, si kryesuese e radhes se Bashkimit Evropian, ka disa ide per Kosoven, por nuk mund te them se kemi ndonje plan. Sigurisht qe ne kemi ide se cila eshte menyra me e mire qe Bashkimi Evropian te marre vendim per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ideja jone nuk lidhet vetem me Kosoven, por edhe si ta ndihmoje Serbine te hyje me shpejt ne Bashkimin Evropian", tha kreu i misionit diplomatik te Sllovenise ne Kosove, Vojko Volk.
Bashkimi Evropian eshte treguar i vullnetshem qe te lehtesoje anetaresimin e Serbise ne familjen evropiane, ne perpjekje per te zbutur kundershtimin e Beogradit ndaj pavaresise se Kosoves. Por Serbia ka refuzuar qe te ardhmen e saj evropiane ta lidhe me statusin e Kosoves. Ende nuk dihet nese Serbia do te pranoje ta nenshkruaje Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian ne takimin e ministrave te Jashtem te BE-se qe mbahet me 28 janar. Per me teper Beogradi zyrtar ka paralajmeruar mundesine e shkeputjes se marredhenieve diplomatike me te gjitha shtetet qe njohin pavaresine e Kosoves.