Ballkani në BE, Fratini e Zbogar letër Ashton

Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Sllovenisë, Franco Fratini dhe Samuel Zbogar, në një letër të përbashkët drejtuar përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton dhe komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, kërkuan mundësimin e një valë të re të zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor.
Frattini dhe Zbogar propozuan që BE-ja të fokusohet në një përmbledhje të qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata, me qëllimin që Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjes dhe Shqipërisë t`u mundësohet përparimi në rrugën për anëtarësim në BE.
Frattini dhe Zbogar theksojnë në letër se presin që Ashton dhe Fule t`i përkrahin përpjekjet për procesin e zgjerimit të BE-së.