E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët, në 1 gusht nis mbledhja e pikëve

Pas plotësimit të formularit A 2 nga maturantët, në 1 gusht nis numërimi i pikëve të secilit maturant për t`i shpallur më pas fitues në shkollën e lartë. Sipas përcaktimeve të Ministrisë së Arsimit, sot është dita e fundit që maturantët kanë në dispozicion për të plotësuar formularin A 2. Kandidatët që nuk do të dorëzojnë të plotësuar këtë formular brënda afatit të caktuar, humbasin të drejtën për të ndjekur shkollën e lartë gjatë këtij viti.

Raundi i parë i shpalljes së fituesve do të bëhet në nisjen e muajit shtator, përkatësisht në datën 11. Në këtë fazë do të fitojnë një të drejtë studimore të gjithë ata maturantë që gjatë plotësimit të formularit A 2 kanë përzgjedhur si preferanca degët që kanë pikët më të larta për t`u shpallur fitues. Në rast se edhe pas mbylljes se regjistrimeve përfundimtare do të ketë sërish vende të tjera që do të mbeten të paplotësuara, atëherë do të jetë edhe formulari A3.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›