Durrës, rritet fluksi i emigrantëve

Rritet fluksi i emigranteve që vijnë për të pushuar në vendlindje, nëpërmjet portit të Durrësit.
Mbi 3400 udhëtarë mbërritën në Shqipëri gjatë ditës së shtunë me 3 tragetet e linjave detare që lidhin portet italiane me portin e Durrësit ndërsa pritet të vijnë dhe 4 tragete të tjera.
Lajmi konfirmohet për RTV “Ora News”, nga shefi i policisë kufitare në Durrës, Sajmir Boshnjaku. Pushimet verore sjellin shumë prej emigranteve nga Shqipëria që jetojnë e punojnë jashtë vendit.