E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani në BE, tre shtete letër për Stefan Fule

Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar përpilimin e strategjisë, e cila do ta përshpejtonte hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Lajmin e ka njoftuar sot Ministria e jashtme e Bullgarisë permes nje njoftimi bere publik edhe per mediat.

Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar hartimin e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i pranimit, thuhet, mes tjerash në njoftim.

Shefat e diplomacive të këtyre tri vendeve i kanë dërguar letër komisionerit për zgjerim të BE-së, Stefan Fule, dhe komisionerit për politikë rajonale, Johanes Han, për ta paraqitur strategjinë tek ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›