E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Kuvend interpelance mes Braces dhe Olldashit

Megjithëse kanë kaluar 2 vjet nga përfundimi i rrugës Durrës-Kukës, kjo e fundit është bërë tema e interpelancës së deputetit socialist, Erjon Braçe në adresë të ministrit të Transportit, Sokol Olldashit.

Duke hedhur dyshimet të forta për koston reale të kësaj rruge e veçanërisht për segmentin Rrëshen-Kalimash, Braçe deklaroi se vlera e kësaj rrugë është rritur nga viti në vit.

Në përgjigje të akuzave të tij, ministri Olldashi deklaroi se rëndësia e kësaj rruge është më e madhe duke konsideruar përfitimet që vijnë prej saj në drejtimin e turizmit dhe të tregtisë.

Megjithatë, duke këmbëngulur në fakte, Braçe solli në vëmendje të deputetëve të Parlamentiti të dhëna mbi kostot shtesë të rrugës Durrës-Kukës, duke pretenduar se janë paguar nga taksa paguesit shqiptarë, pa dijeninë e tyre.

Rruga Durrës-Kukës ka qenë në çdo kohë një temë debatesh mes përfaqësuesve të palëve politike, ku opozita ka pretenduar se qeveria ka shpenzuar vlera marramendëse për të ndërtuar këtë vepër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›