Makina bie në kanal,vdesin prindërit dhe 2 djemtë
DURRËS- Makina me të cilën udhëtonin katër anëtarët e një familjeje, prinderit dhe dy djemte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë, tre prej tyre kanë vdekur në vend, ndërkohë që nje tjetër rezulton i zhdukur, pasi ende nuk eshte gjetur.
Policia ka identifikuar familjaret qe udhetonin, Baki Keçi 43 vjeç, bashkëshortja e tij Mimoza Keçi 34 vjeç dhe dy djemte e tyre 10 dhe 14 vjec, Ronaldo dhe Arber.
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës në fshatin Gjepalaj të Durrësit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se shkak për aksidentin është bërë moti i keq me furtunë që shoqëroi natën.
Kane qene banore te zones, kalimtare ata qe kane pare makinen e aksidentuar dhe kane njoftuar policine.
Sipas hetimeve, familja e përfshorë në aksidentin tragjik është banore e zonës.