E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani perendimor dhe anetaresimi ne BE Hyrje individuale apo rajonale

Mbrojtes i idese se qasjes rajonale te BE ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor ose qe keto vende ti afrohen ne bllok Bashkimit Evropian eshte deputeti slloven Jelko Kacin raportues i Parlamentit Evropian per perparimin e Serbise. Ne debatin per Kosoven ne Parlamentin Evropian ai argumentoi se vetem ne kete menyre mund te vendoset stabiliteti dhe prosperiteti. Kacini eshte kontradiktor sepse ne nje deklarate per DW ka theksuar Une ne radhe te pare deshiroj qe te pakten nje vend i Ballkanit perendimor te kete statusin e negociuesit. Ne nuk kemi asnje perfitim nese Maqedonia ka prej gjashte vjetesh statusin e kandidatit pa date dhe pa negociata per anetaresim. Prandaj tani ne investojme energji te medha qe Mali i Zi te marre nje date per negociata me qellim qe gjithe Ballkani Perendimor te mbetet ne qender te interesit te eurodeputeteve dhe institucioneve evropiane.

Nese Maqedonia deri ne fund te muajit nuk gjen nje lloj formule ne mosmarreveshjen me Greqine lidhur me emrin e saj Kacini mendon se duhet shtruar pyetja se cfare kuptimi ka statusi si vend kandidat per anetaresim ne BE.

Pozicioni i Kacinit perballet me kritika

Idete e Kacinit nuk jane mjaft te qarta per disa nga koleget e tij sepse deri tani Parlamenti Evropian dhe gjithe BE kane qene per nje qasje individuale te cdo vendi duke u bazuar ne ato qe ai ka arritur dhe duke kembengulur per bashkepunimin rajonal. Nuk e di se cfare do te thote me idene e tij per nje qasje rajonale sepse secili vend ka problemet e veta te cilat nuk mund te krahasohen me problemet e fqinjeve. Ne ne Parlamentin Evropian gjithmone kemi thene se secili duhet te gjykohet nga meritat dhe perparimet e veta tha per DW europarlamentarja gjermane Doris Pack e cila e njeh Ballkanin Perendimor me mire se shumica e deputeteve ne Parlamentin Evropian.

Ajo eshte me teper e shqetesuar qe zgjerimi i BE te mos vihet ne plan te dyte per shkak te krizes me te cilen perballet Bashkimi Evropian

Kriza ekonomike eshte nje gje por ne qofte se lihet pas dore politika e mbrojtjes se mjedisit arsimi apo zgjerimi e Bashkimit Evropian kjo nuk do ti sherbeje askujt. E nevojshme eshte te punohet per te zgjeruar dhe per te ndihmuar vendet e rajonit secili sipas nevojave te tij. Tashme eshte e qarte se Kroacia do te behet anetare por nuk shoh qe se shpejti te gjeni nje vend tjeter tek dera e BE-se. Prandaj ato duhen ndihmuar qe te afrohen sepse kjo do te zgjase shume shume me teper se sa disa politikane i thone popullsise ve ne dukje Doris Pack.

Autor Toni Glamceski/Angjelina Verbica

Redaktoi Auron Dodi160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›