Qeveria e Kosoves e cileson te suksesshem operacionin e doganave

Doganieret dhe policet ata te misionit EULEX dhe te Kosoves u vendosen ne mengjes ne dy pikat kufitare me Serbine ne Jarinje dhe Bernjak sipas nje plani te160 parapare nga qeveria e Kosoves. Operacioni u zhvillua pa ndonje incident ndersa doganieret dhe policet u barten deri ne keto pika me helikopter te KFOR-it pasi rruget tokesore ishin te barrikaduara qe mbreme nga serbet lokale. Keto zhvillime ne veri i konfirmoi me DW zevendeskryeministri Hajredin Kuci.
Qeveria e Kosoves ne nje mbledhje te jashzakonshme qe mbajti ne mesditen e se premtes tha se operacioni per vendosjen nen kontroll te dy pikave kufitare me Serbine u zhvillua me sukses. Kryeministri Hashim Thaci i beri thirrje Serbise qe mos te nderhyje ne punet e brendshme te Kosoves dhe te ndale sic thote kryeministri perpjekjet per160 ndarjen e Kosoves dhe destabilizimin e Ballkanit.
Ne jemi te perkushtuar per bashkepunim rajonal si parakusht per procesin e integrimeve evropiane dhe presim qe edhe Serbia te filloje te reflektoje ne menyre evropiane ne raport me shtetin e Kosoves tha kryeministri Thaci.
Kryeministri Thaci u beri thirrje qytetareve serbe te Veriut te Kosoves qe te bashkepunojne me institucionet kosovare dhe te heqin dore nga barrikadat ne rruge. 160
Ne do te jemi ne krye te pergjegjesive per rend dhe ligj per krijimin e jetes demokratike per participim ne jeten demokratike dhe organizim te zgjedhjeve te lira ne veri te Kosoves qe te kete lidership legjitim edhe ne kete pjese ne menyre qe te kemi investime socio-ekonomike tha kryeministri Thaci.
Rruget edhe me tej te bllokuara
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci
Te gjitha rruget qe cojne ne veri te Kosoves megjithate vazhdojne te jene te bllokuara per qarkullim nga barrikadat e vena nga serbet perfshire edhe uren qendrore mbi Lumin Iber ne Mitrovice njofton zedhenesi i policise ne kete qytet Besim Hoti. Sipas tij incidente nuk ka. Mediat lokale serbe njoftojne se gjate nates dhe paraditen e sotme ne veri te Kosoves ka qendruar ministri serb per Kosoven ne qeverine e Serbise Goran Bogdanovic. Ai ka thene se serbet e veriut ne menyre paqesore do te mbrojne interesat e tyre.
Zevendeskryeministri ne qeverine e Kosoves Hajredin Kuci i tha DW160 se qeveria per momentin eshte e koncentruar per vendosjen e rendit dhe ligjit ne pikat kufitare nje dhe 31 por sipas tij edhe rruget do te zhbllokohen dhe do te kete qarkullim te lire te mallrave160 dhe njerezve. Megjithate ai nuk ishte ne gjendje te thote se kur do te ndodhe kjo.
Nje pike tjeter kufitare me Serbine ne Merdare e cila tash per tash eshte caktuar si porta kryesore nepermes se ciles do te behet shkembimi tregtar 160Kosove-Serbi tashme ka marre urdher nga drejtoria qendrore e doganave te Kosoves qe te lejoje mallrat serbe qe te hyjne ne Kosove. Kete e konfirmon per mediat lokale ne Kosove shefi i doganiereve ne kete pike Shkelzen Osmanaj. Sipas tij tash per tash ne kete pike ka pak maune me mallra serbe qe presin te hyjne ne Kosove ndersa nuk ka maune nga Kosova qe presin per te kaluar ne Serbi. Ministrja e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari Lila i tha DW-se dy dite me pare se qeveria e Kosoves eshte e vendosur qe qarkullimi i mallrave ndermjet Kosoves dhe Serbise te behet ne kushte te njejta. Qeveria e Kosoves pershendeti edhe vendimin e Bosnjes dhe Hercegovines e cila nje dite me pare mori vendim qe te pranoje vulat doganore te Kosoves.160160
Autor Bekim Shehu/ Prishtine
Redaktoi Auron Dodi