Ballonat ngjyrosin qiellin (VIDEO)
408 ballona shumë-ngjyrëshe u ngritën nga një ish-bazë e NATO-s në Chambley të Francës në një përpjekje për të thyer rekordin e ngritjes së njëkohëshme të tyre.
Të apasionuarit pas fluturimeve me ballonë u grumbulluan në Chambley-Bussieres Aerodrome për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të fluturimeve me ballonë Lorraine Mondial.
Pjesëmarrësit thyen rekordin e vendosur nga vetë ata ditën e shtunë kur njëkohësisht u ngritën në qiell 343 ballona. Më herët ky rekord ishte vendosur në 2009 kur 329 ballona u ngritën në ajër në të njëjtën kohë,transmeton “TCh”.
Lorraine Mondial është një festival popullor në Francë dhe në shumë vende të tjera të botës, i vetmi i këtij lloji me një traditë të vendosur që prej vitit 1989, vit kur u organizua për herë të parë. P.K