E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh grabiten me arme kazinone

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona pasi kryen një vjedhje me armë në qytetin e Ballshit. Ngjarja u regjistrua rreth orëve të para të mëngjesit në një lokal lojërash fati. Klodian Shehaj 22 vjeç dhe Gazmend Merkaj 23 vjeç u arrestuan pak orë pas ngjarjes në një banese në Ballsh .

 Policia sekuestroi 2 automatikë kallashnikovë dhe sasinë e vjedhur të parave prej 70 mijë lekësh të reja. Të rinjtë i morën këto para nën kërcënimin e armëve kur në lokal ndodheshin disa klientë dhe administratori. Ata akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›