Marrin peng nje person policia arreston nje nga autoret dy ne kerkim

Konfliktet për një shumë prej 200 mijë paund, kanë mjaftuar që Fatjon Pastranjaku, Ilir Malaj e Dritan Brisku, të merrnin peng për 10 orë 35-vjeçarin Erjon M.
35-vjeçari sipas policisë është mbajtur në ambientet e këtij lokali te Komuna e Parisit.
Ai u lirua në mesnatë dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak si pasojë e goditjeve të shumta që kishte marrë.
Policia arrestoi Pastranjakun, ndërsa ka shpallur në kërkim Malajn dhe Briskun.
Gjithashtu mësohet të jenë sekuestruar edhe dy mjetet me të cilat është bërë rrëmbimi Benz ML me targa KY 56WFD dhe Benz 190 TR 4481 H.