E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet sistemi i kanalizimeve ne Vlore

Asnjë nga nënstacionet e pompimit dhe thithjes së ujërave në qytet nuk punon. 22 milion euro u hodhën per sistemin e kanalizimeve ketu ne Vlore, i cili eshte jashte funksionit. 
Mes ujit dhe baltes jetojne qindra familje në zonën e pyllit të Sodës.  
Pompat e stakuara, janë çmontuar e nxjerrë jashtë vaskës së përpunimit. Kjo solli edhe permbytjen ne 14 Mars te gjithe Vlores.  Nënstacioni rrezikon të fundoset. Terreni ku ai ndodhet eshte rrëzuar 2 metra nën nivel.  
Vaskat ku jane vendosur pompat thithëse jane mbushur me mbeturina. Kjo ka ndodhur nga mosfunksionimi i sistemit  automatik të nënstacionit. 
Ne kushte te tilla nenstacionet jane braktisur. Shume njerez te punesuar per mbrojtjen dhe funksionimin e tyre nuk gjenden aty. 
Thellesia e vaskave te hapura arrin ne 7 metra. Ato ndodhen prane rruges dhe pa mbikqyerje. Por banoret nuk e njohin rrezikun e tyre. 
Nje situate e tille nuk do te thote vetem permbytje me Vloren. 
Do te mjaftojne pak ore reshje per ti dhene asaj pamjen me te mjerueshme mes ujrave te zeza. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›