E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh, përplasen dy makina, plagoset çifti

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar mesditën e sotme në Ballsh, ndërsa dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
 

Sipas burimeve të uniformave blu, të cilat menjëherë janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, mësohet se dy bashkëshortë, të cilët ushëtonin me mjetin Ford Fiesta, janë përplasur me një mjet tjetër, i cili është larguar në drejtim të paditur.
 

Dy të plagosurit janë Bedri dhe Liljana Aliu, 47 dhe 37-vjeç. Policia ka nisur menjëherë hetimet, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›