E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, automjeti del nga rruga, vdes 47 vjeçari

SARANDË- Një bari nga Vrina, 47 vjeç, u aksidentua për vdekje, ndërsa drejtuesi i automjetit, shkaktar i aksidentit, u ndalua nga policia, njoftuan sot burimet zytare nga komisariati i Sarandës, në jug të vendit.

"Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e djeshme, dy kilometra larg fshatit Xarrë, ndërsa viktima, Barjam Alushi, ishte pasagjer në këtë automjet", thuhet në komunikatën e policisë.

Policia tha se automjeti tip "Nisan", me targë SR 6844 B, me drejtues I.K, 35 vjeç, tashmë i ndaluar, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë.

Viktima kishte marrë goditje vdekjeprurëse në kokë gjatë përplasjes. Pavarësisht, ndihmës së parë mjekësore 47 vjeçari nuk arriti të mbijetojë, thanë burimet e mësipërme.
Gjatë këtij vitit, në nënprefekturën e Sarandës kanë ndodhur 5 aksidente të rënda rrugore, me 6 të vdekur dhe 8 të plagosur.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›