Gjyqi i Gërdecit, dëshmon ish-shefi i shtabit të përgjithshëm

Ish- shefi i shtabit të përgjithshëm Luan Hoxha ka dëshmuar në gjyqin e Gërdecit në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Gjatë dëshmisë së tij, Luan Hoxha ka pranuar se ka qenë në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe sa ka takuar aty disa amerikanë të cilët punonin në këtë vend, ku ka folur për disa minuta me ata në anglisht. Madje ka pohuar se në këtë fabrik, ka takuar edhe administratorin e firmës Albdemil Mihal Delijorgjin.
" Kam qenë në Gërdec së bashku me Zija Bahjën, kam komunikuar me persona ushtarak dhe kam parë masat që duhen për sigurinë ushtarake. Qëllimi im ishte të shihja strukturat ushtarake. Delijorgji ka qenë prezent atje kur unë kam shkuar në Gërdec", ka pohuar në dëshminë e tij Luan Hoxha. Ndërsa ndër të tjera ka shpjeguar se nuk ka qenë në dijeni me urdhrin 550, të Ministrit të Mbrojtjes për fabrikën e Gërdecit dhe çdo vendim që është marrë për ngritjen e fabrikës së demontimit, duke pohuar se nuk i është marrë mendim si shefi i shtabit për Gërdecin.
Ndër të tjera Hoxha ka theksuar se në atë periudhë, ekzistonin rreth 100 mijë municone të tepërta që duhet të demontoheshin.