Balluku: 21% më shumë njësi kontejnerike të përpunuara në Portin e Durrësit

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar shifra të përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit.
Balluku deklaron se “21% më shumë njësi kontejnerike janë përpunuan në gjysmën e parë të vitit 2024 në Terminalin e Kontejnerëve në Portin e Durrësit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”.
Konkretisht, në Janar-Qershor u përpunuan 82 616 njësi kontejnerike ndërsa a në 6-mujorin e parë të këtij viti u përpunuan 100,290 kontejnerë.
Janë me qindra punonjës të sektorit publik e privat që kontribuojnë në ecurinë e proceseve normale për qindra përdorues portualë që çdo ditë e kanë aktivitetin e tyre profesional të lidhur me Portin e Durrësit.
