Në kantierin “Sheshi Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, puna vijon pa ndërprerje

TIRANË, 20 korrik/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në kantierin “Sheshi Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, po vijon puna pa ndërprerje
Sipas ARRSH-së, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.
Loti 2 është mbi 2 kilometra dhe konsiderohet segmenti më i gjatë i Unazës së Madhe të Tiranës.
Në këtë aks janë ndërtuar një sërë veprash arti dhe rrugë dytësore, të cilat e lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.
Ky projekt do të sjellë jo vetëm lehtësi në qarkullim, por edhe përfitime ekonomike.
Unaza e Madhe e kryeqytetit me një gjatësi prej 27 kilometra, pritet të përfundojë plotësisht në Dhjetor të vitit 2024, duke e lidhur kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare dhe akset kryesore hyrëse, duke shkurtuar distancat.