E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku: 230 mijë shërbime të transportit rrugor për qytetarët në Fier

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi ditën e sotme Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Fier, e shoqëruar nga drejtori i ri i përgjithshëm Kreshnik Bajraktari.

Balluku vlerësoi punën e deritanishme dhe angazhimin e strukturave të kësaj drejtorie, duke theksuar se në vetëm 10 muaj ky institucion ka ofruar mbi 230 mijë shërbime për qytetarët.

“Drejtori i ri Alban Toska është një menaxher dhe drejtues me përvojë, i cili ka të gjithë potencialin për të çuar përpara këtë institucion, një ndër më të rëndësishmit në rang vendi”, deklaroi Balluku.

Nga ana e tij, drejtori Toska theksoi se fokusi i punës do të zhvillimi i infrastrukturës për të garantuar më shumë akses, shpejtësi dhe cilësi në shërbimet e ofruara.

1 nga 9

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›