E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori “Brazil 2027” për vajza, Shqipëria njeh kundërshtarët

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Kombëtarja e vajzave njohu këtë të martë rivalet që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet kualifikuese do të nisin në muajin shkurt dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në qershor.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›