E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku: Rreth 1 mijë lexues të matësve të energjisë, garantojmë mbulim sa më të plotë

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka çelur sot aplikimet për lexues të rinj të matësve të energjisë elektrike.

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se janë hapur aplikimet për plotësimin e 120 vendeve vakante në pozicionin e lexuesve të matësve të energjisë elektrike, në 12 drejtoritë rajonale të OSHEE.

Balluku thekson se në të gjithë vendin, në terren do të jenë afro 1 mijë lexues për të garantuar një mbulim sa më të plotë dhe korrekt.

“Me nisjen e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike, 10.5% më i ulët, i ndarë me dy kategori, trupa e lexuesve në terren merr një rëndësi edhe më të veçantë, ndaj krahas rritjes së kapaciteteve njerëzore, janë ndërmarrë gjithashtu edhe masa konkrete teknike për t’ju shërbyer me saktësi dhe kohë çdo abonenti”, shkruan Balluku. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›