E Diel, 1 Nëntor 2026

Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji” (P-TEC), që u zhvillua në Athinë nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.

Në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, reduktimi i varësisë nga gazi rus në Europë, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit.

Në reagimin e saj, në një postim në rrjetin e saj zyrtar Facebook, ministrja Balluku theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta në rajon.

“Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse të takimit – Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore.

Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.

Shqipëra mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme”, shkruan Balluku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›