E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balluku uron besimtarët: Gëzuar, Krishtlindje të bardha!

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet në Fier nga ku ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Balluku tha se Krishtlindjet duhet të shërbejnë si ditë mirënjohjeje për të shkuarën, guximi për të tashmen dhe padyshim shpresë për të ardhmen.

“Falënderimi i takon zotit për dhuratën e paçmuar dhe të jashtëzakonshme që i ka bërë njerëzimit. Krishltindjet duhet të shërbejnë si një ditë mirënjohje për të shkuarën, guximi për të tashmen dhe padyshim shpresën për të ardhmen. Gëzuar të gjithëve! Krishtlindje të bardha!”, u shpreh Balluku. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›