Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëllimet për vendet tona vëllazërore

Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për viktimat e avionit nga Azerbajxhani të rrëzuar në Kazakistan.
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.
On behalf of Albania, I join our saddened friends in extending my condolences to our brotherly countries, Azerbaijan and Kazakhstan, and my heartfelt wishes for peace to prevail throughout their region????
— Edi Rama (@ediramaal) December 25, 2024
Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 72 persona.
Sipas informacioneve paraprake, piloti bëri një ulje emergjente pasi u përplas me një tufë zogjsh, për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës.
Autoritetet thanë se në bord ishin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Mediat raportojnë se 40 prej tyre humbën jetën, ndërsa 27 persona kanë shpëtuar, mes tyre 3 fëmijë. Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje shkuan ekipet e shpëtimi që ndihmuan në nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, ndërsa dhjetëra zjarrfikës punuan për shuarjen e flakëve në vendngjarje. /vizionplus.tv