E Diel, 1 Nëntor 2026

“Balonat e familjes”, aktiviteti solli momente argëtimi në qytezën e fëmijëve në Korçë

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, në qytezën e fëmijëve u zhvillua aktiviteti “Balonat e Familjes”, ku fëmijë dhe prindër u bënë pjesë e një pasditeje plot ngjyra, lojëra dhe emocione.

Balonat shumëngjyrëshe që u lëshuan në qiell simbolizuan ëndrrat, dashurinë dhe lidhjet e forta familjare.

Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i marrëdhënieve familjare dhe krijimi i momenteve të veçanta mes prindërve dhe fëmijëve, përmes kohës cilësore të kaluar së bashku. 

“Si çdo vit ne kemi organizuar me rastin e Ditës Botërore të Familjes dy ditë aktivitete, normalisht ndryshe nga vitet e tjera. Sot kemi organizuar një aktivitet me balona ku prindërit dhe fëmijët vijnë bashkë për të kaluar kohë cilësore së bashku dhe qëllimi është që patjetër të jenë më afër, të ndikojë në marrëdhënien e tyre, por edhe në rritjen e tyre gjithashtu. Normalisht Qyteza gjithmonë bën aktivitete të tilla që ndihmojnë në marrëdhënien prind–fëmijë.” u shpreh Diana Mankolli, zbatuese programi. 

Fëmijët shprehën kënaqësinë për aktivitetin dhe emocionet që përjetuan gjatë lëshimit të balonave: 

“Sot jam kënaqur shumë. Kam ardhur te Qyteza, kam luajtur me balonë. Jam kënaqur jashtë mase. Jam shumë e gëzuar.” 

“Sot erdha në Qytezë dhe u kënaqa shumë me shoqen time që ngritëm balonën.” 

“Ishte shumë bukur aktiviteti sot me balona.” 

Aktivitetet në Qytezën e Fëmijëve do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke sjellë momente të tjera argëtimi dhe bashkëpunimi për fëmijët dhe familjet e tyre. 

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›