Balotazhi, PDK mbështet AAK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila udhëheqë më pushtetin komunal në Gjakovë, tashmë është bërë e ditur se rival të vetëm do ta ketë Aleancën Kosova e Re, të udhëhequr nga, Mimoza Kusari-Lila. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se PDK-ja dhe AAK-ja kanë rënë në ujdi që në raste të balotazhit, partia e Hashim Thaçit ta mbështet AAK-në të udhëhequr nga kryetari aktual i Gjakovës, Pal Lekaj.
Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj është i bindur se do të fitojë zgjedhjet që në rundin e parë, por pranon se në rast balotazhi do të këtë mbështetjen e elektoratit të PDK-së. Lekaj thotë për Indeksoline se nuk kanë marrëveshje me PDK-në për ndonjë koalicione para, ose pas zgjedhorë.
“Nuk do të këtë nevojë për balotazh. Në bazë të punëve që janë bërë në Komunë, por edhe të sondazheve do të fitojmë në rundin e parë. Nuk kemi marrëveshje me PDK-në. Besojë që kryetari i PDK-së, Hajdar Beqaj do të synojë ti fitojë zgjedhjet sikur të gjithë. Por, me qe po insistoni, po qe se do të ketë balotazh me AKR-në, besojë se do të kemi mbështetjen e PDK-së, meqë edhe elektoratin e kemi të përafërt”, tha kryetari Lekaj.
Indeksonline merr vesh se në takimin e fundit që kanë pasur kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë marrë vesh që PDK mbështet AAK-në në Gjakovë, që pastaj të mund të ketë edhe qeverisje të përbashkët në këtë komunës.
Ndryshe, AAK-ja në Gjakovë është në koalicion bashkëqeverisjes me PSHDK-në, LDD-në dhe PDKI-në. Kurse partia më e madhe opozitare është AKR-ja. /Indeksonline/