E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi i jep shkollë Ajaxit, Milan mposht në fund Celticun

Barcelona ka shënuar fitore kundër holandezëve të Ajaxit me rezultatin e thellë 4 me 0. Kur e ke një Messi në fushë gjërat janë shumë të lehta, ku edhe një herë si shumë të tjera e tregoi veten duke shënuar hat-trick, duke ia kthyer me të njëjtin kusur hat-trickun e djeshëm të rivalit të tij,portugezit Cristiano Ronaldo.

Serinë e golave Messi e hapi në min e 22, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Golin e dytë lojtari më i mirë në botë e shënoi në min e 55, ndërsa trë tretin e shënoi mbrojtësi Pique në të 69-ën. Golin e tretë të tij dhe të katërtin për Barcelonën, Leo Messi e shënoi në min e 75.

Me këtë fitore Barcelona kalon në pozitën e parë dhe atë falë goldallimit sepse edhe Milanezët e AC Milan kanë shënuar fitore pasi mposhtën skovezët e Celtic me rezultatin 2 me 0, dhe atë vetëm në minutat e fundit përmes golave të Zapatas në min e 82 dhe Muntarit në të 86-ën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›