E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vozitësi aksidenton biçiklistin për vdekje

A.M, 43 vjeçar nga fshati Vrellë e Istogut ka gjetur vdekjen sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë, bënë të ditur se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa vozitësi i veturës BMË ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nga qyteti i Pejës në drejtim të rrugës rajonale që shpie për Mitrovicë, dhe me të arritur përball pompës së derivateve duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës, godet ngasësin e biçikletës A.M. 1970 nga fshati Vrellë/Istog me pjesën e par ballore të veturës që po ashtu ishte ne të njëtin krahë të rrugës por me drejtim lëvizje të kundër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme konstatuar nga mjeku kujdestar i emergjencës së qytetit. Po i njëjti vozitës, sipas të dhënave të Policisë, kalon në anën majtë të rrugës ku godet edhe biçiklistin tjetër B.H. 1971 dhe hedh atë jashtë rruge që këtij i shkakton vetëm lendime të lehta trupore.

“Në vendin e ngjarjes ishte edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhërin e tij të dyshimtit ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe konfirmon procedurave ligjore rasti do procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e njësitit të komunikacionit rajonal të DRP- Pejë, ndërsa trupi i pajetë i biçiklistit A.M. me urdhër të prokurorit ju lirohet familjarëve për ceremoni varrimi”, ka informuar Policia. /Indeksonline/
.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›