E Diel, 1 Nëntor 2026

Balotazhi per Rahovecin me 19 dhjetor

Gara e balotazhit per kryetar te komunes se Rahovecit do te mbahet pas nje muaji perkatesisht me 19 dhjetor nje jave pas zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare.

Ne balotazh do te jene kandidatet e LDK-se dhe PDK-se te cilet kane fituar shumicen e votave ne zgjedhjet qe u mbajten te dielen.

Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka tha se kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosoves Ibrahim Kryeziu kryeson me 28.3 ndaj rivalit te Partise Demokratike Xhelal Canziba i cili ka marre 26.9.

Me pas renditen AAK me 25.8 AKR me 16.4 dhe LDD me 2.6. Gjithesesi sipas zonjes Daka pritet edhe numerimi i 405 votave me kusht dhe ato te personave me nevoja te vecanta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›