Maqedoni Opozita kerkon zgjedhje te parakohshme

Opozita ne Maqedoni ka kerkuar zgjedhje te parakohshme duke e akuzuar qeverine se ka deshtuar qe kete vend ta afroj me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Lideri i Pasrtise Socialdemokrate Branko Cervenkovski tha se qeveria e Nikolla Gruevskit nuk ka bere progres ne integrimet evro-atlantike.
Ai keto komente i beri mbreme para mijera mbeshtetesve te partise se tij ne qytetin e Shtipit.
Regjimi po perpiqet ta levize vendin jashte nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja tha zoti Cervenkovski dhe shtoi se opozita synon mocion parlamentar per te kerkuar zgjedhje te parakohshme.
Zgjedhjet e ardhshme te rregullta duhet te mbahen ne vitin 2012.