Gjermani alarm per sulme terroriste
Rritet alarmi per sulme terroriste ne Gjermani. Autoritetet mbyllen per vizitoret kupolen e Reihshtagut selise se Parlamentit te Gjermanise.
Sipas lajmeve te publikuar ne fundjave Reihshtagu eshte ne shenjestren e Al Kaedes. Thuajse ne te njejten kohe policia gjermane evakuoi nje shkolle ne Jena qytet ne Lindje te Gjermanise pas nje alarmi per bombe i cili me pas rezultoi fals.
Kupola e Reihshtagut e realizuar nga arkitekti Norman Foster vizitohet cdo dite nga mijera turiste. Ajo do te qendroje e mbyllur deri ne marrjen e urdhri te ri. Ministri i Brendshem Gjerman ErHart Kerting tha se kontrollet dhe masat e sigurise per Bundestagun Dhomen e Ulet te Parlamentit Gjerman jane shtuar vecanerisht zona e Parlamentit ruhet nga dhjetera police.