Baloteli: Dua të rritemnuk jam një “bad boy”
LONDER-Mario Baloteli është prezantuar në Angli si blerja më e re e Mançester Sitit, duke nisur një aventurë të re në karrierën e tij.
Sulmuesi italian braktisi Interin pasi fitoi Champions League, ndërkohë që do të takohet me Roberto Mançinin, teknikun që e lançoi në botën e futbollit. “Kisha kohë që doja të vija në Mançester, - tha Baloteli në fjalët e tij të para. – Shumë skuadra më kanë kërkuar këtë verë, por unë doja të vija këtu, sepse mendoj që është ambienti i duhur për t’u rritur. Prezenca e Mançinit pastaj ishte kryesorja që më bëri të zgjedh Mançester Sitin”, shtoi më tej ish-sulmuesi i Interit. Baloteli pranoi se flakja e fanelës në fund të ndeshjes me Barcelonën ishte ajo që krijoi edhe krisjen e raporteve mes tij dhe tifozerisë së Interit. “Që pas ndeshjes me Barcelonën janë shkruar faqe të tëra për mua dhe për mua u bë e vështirë të jetoja në Milano, kështu që vendosa të iki. Por, kam ardhur këtu që të luaj më shumë. Nuk jam një djalë i keq, thjesht jam pak më i gjallë se zakonisht”, deklaroi Baloteli përpara mediave angleze.
Me marrjen e tij, Mançester Siti bëhet klubi me më shumë shpenzime në merkaton e verës, duke kaluar shifrën e 100 milionë stërlinave. Veç Balotelit, Roberto Mançini këtë verë ka blerë David Silvën, Jaja Turenë, Zherom Boateng dhe Aleksandër Kolarov, ndërsa është shumë pranë Xhejms Milnerit të Aston Vilës.
(d.b/BalkanWeb)