E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padrejtesite per shkak te sistemit zgjedhor

Aleatët e Partisë Demokratike kërkojnë një formulë që të rregullojë atë që ata e quajnë padrejtësi për shkak të sistemit zgjedhor. Nuk janë ultimativë për skemën e bashkëpunimit, por kërkojnë garanci për përfaqësim në Kuvend, kështu dhe baza motivohet për fitore të sigurt.
Pas 8 vitesh ne qeverisje puna duhet të jetë e fortë për fitoren e mandatit të tretë. Mazhoranca e meriton këtë me ose pa LSI në koalicion- thonë aleatët e djathtë.
Ndoka i cili e provoi për disa kohë aleancën me socialistët e Edi Ramës thotë se koalicioni i majtë me partitë që ka nuk ka asnjë shans fitoreje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›