Baloteli kërkohet nga Espanjoli, Totenhemi dëshiron Adrianon
Milano - Mario Baloteli është vënë edhe në shenjestrën e skuadrës spanjolle të Espanjolit. Drejtuesit e klubit spanjoll shpresojnë që trajneri Murinjo ta lejojë futbollistin të largohet në këtë merkato të janarit. Sipas të përditshmes katalanase ”Sport”, drejtuesit e Espanjolit kanë zhvilluar kontaktet e para me vëllain e lojtarit, që është edhe menaxheri i tij.
Mbrëmë të pranishëm në tribunën e “San Siros” ishin edhe disa drejtues të merkatos së Totenhemit. Klubi anglez është i interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian Adriano. Prezenca e tyre në ndeshjen ku u aktivizua edhe braziliani, ishte një ogur i mirë për të, pasi arriti të shënojë edhe golin e parë për ekipin zikaltër. Paraqitja e “Perandorit” në ndeshjen e fundit mund të shkojë në kah të kundërt me kërkesën e Totenhemit, pasi Murinjo mund ta cilësojë si të vlefshëm atë për planet e ekipit të tij. Me shumë mundësi, duke marrë parasysh deklaratat e Murinjos pas ndeshjes me Xhenoan, Adriano do të jetë pjesë e ekipit kampion të Italisë deri në përfundim të këtij sezoni.